Jo dhe aq miqësore, lojtarët e Lille rrihen me njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 10:21 | Futboll
Jo dhe aq miqësore, lojtarët e Lille rrihen me njëri-tjetrin

Një incident i dhunshëm është regjistruar pasditen e së shtunës në ndeshjen miqësore të klubeve mes Lille dhe Kortrijk.

Dy lojtarë të Lille u përfshinë në një sherr me grushte me njëri-tjetrin duke detyruar arbitrin që t’i nxirrte me karton të kuq.

https://twitter.com/AsQuinasOff/status/1416433252143861761

Protagonistë në këtë incident ishin portugezët e ekipit francez Xeka dhe Tiago Djalo që shkëmbyen grushte në fund të pjesës së parë.

Problemet nuk po i ndahen së fundmi ekipit të Lille, pas dorëheqjes së presidentit Christophe Galtier edhe pse fitoi titullin kampion ndaj PSG. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos