
Arbitrat shqiptarë do të debutojnë në këtë edicion të Champions League, pikërisht në një ndeshje ku të angazhuar do të jenë futbollistët shqiptarë.
Enea Jorgji do të kryesojë delegacionin, pjesë e të cilit është edhe Emanuela Rusta, në përballjen e Shakhter Soligorsk kunder Maribor, më 13 korrik.
Pjesë e skuadrës bjelloruse janë Valon Ahmedi dhe Ardit Krymi. (A2 Televizion)