"Justifikimi i pasurisë", zbardhet formulari i kërkesave për të shenjestruarit e OFL

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 16:32 | Aktualitet
"Justifikimi i pasurisë", zbardhet formulari i kërkesave

Kërkesa për vetëdeklarim të pasurisë që Operacioni Forca e Ligjit iu dërgon personave të dënuar apo të akuzuar për krim të organizuar përbëhet nga një faqe e vetme.

Sipas shkresës, OFL i lë 48 orë afat këtyre personave për të vetëdeklaruar: Burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë, shkakun e posedimit dhe përcaktimit të masës të së drejtës apo interesit të ligjshëm që gëzon mbi pasuritë, sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në rastet e shit-blerjeve), përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronar ose është në përdorim të të tretëve, apo këta përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetër, të ardhurat e ligjshme vjetore, si edhe çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë.

Në pikën e dytë të kërkesës, OFL i kujton marrësit të saj se vonesa e vetëdeklarimit përtej afatit 48 orësh çon në sekuestrimin e pasurisë së tij. Më tej, në shkresën e firmosur nga kolana drejtuese e OFL, thuhet se vetëdeklarimi do t’i përcillet për vlerësim Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos