
"Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë". Fraza që Adriano Galliani i pëlqente të përsëriste në merkato, duket se përmbledh në mënyrë perfekte situatën e Paul Pogba, i cili ka një kontratë që skadon në qershor 2022 me Manchester United dhe nuk do ta rinovojë.
Agjenti që kujdeset për interesat e mesfushorit francez pas vdekjes së Mino Raiola, Rafaela Pimenta, në fakt do të jetë në Torino me ndihmësit e tij të hënën për të takuar drejtuesit e Juventusit dhe për të kuptuar nëse është vërtet e mundur të negociohet për rikthimin e Pogba te bardhezinjtë.
Për momentin, oferta e Juventusit është më e ulët se klubet e tjera, por takimi i planifikuar tregon se si “Zonja e Vjetër” ka vendosur të merret seriozisht në përpjekje për të rikthyer mesfushorin 29-vjeçar.
Gjithashtu, duhet theksuar se në mesin e lojtarëve të Juventusit janë dhe De Ligt, Kin dhe Pellegrini, të cilët ishin pjesë e skuadrës së të ndjerit Mino Raiola dhe prandaj arsyeja kryesore e vizitës së Rafaela Pimenta mund të jetë dhe për planet e klubit lidhur me këta tre lojtarë, por sigurisht në takim askush nuk do t’i pengojë të flasim për të ardhmen e Pogba. (A2 Televizion)