Ka lindur mashkull, i tregon “targën” femrave në garat e shpejtësisë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 10:27 | Lifestyle

Cece Tefler fitoi garën e 400 metrave për femra në NCAA në Teksas, por ka hapur polemika pasi një vit më parë garonte me meshkujt.

Pasi iu nënshtrua operacioneve për ndryshimin e gjinisë, tashmë Cece garon në kategorinë e femrave dhe fitoi vendin e parë.

Kjo fitore ka hapur debate të shumta pasi shumë njerëz besojnë se një transgjinor i lindur burrë ka përparësi në garën e femrave dhe për këtë arsye nuk duhet të garojë në këtë kategori.

Në sezonin 2016-2017 Tefler nuk ka qenë as mes 200 atletëve më të mirë meshkuj dhe duket se ka gjetur mënyrën për të dale në krye më në fund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos