“Sterilizimi”, shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Beqajt

Nga Armand Bajrami
29 Tetor 2026, 10:45 | Kronikë

“Sterilizimi”, shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Beqajt

Gjykata e Posaçme shtyu për më 10 nëntor gjykimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për akuzat e ngritura ndaj tij në dosjen “Sterilizimi”.

Beqaj kërkoi të mbrohej me avokat, ndërkohë që asnjë prej mbrojtësve të tij nuk ndodhej në sallë.  Ish-ministri i tha gjykatës, përpos vendimit gjyqësor për pezullimin e bojkotit të avokatëve, mbrojtësit e tij prisnin një vendimmarrje të dhomës së avokatisë se si do të vepronin.

Në këtë çështje Beqaj po gjykohet për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "grup kriminal". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos