Malaj prezanton buxhetin, në janar bonus penionistëve, rritja në prill

Nga A2 CNN
29 Tetor 2026, 11:07 | Ekonomi

Opozita i qëndroi bojkotit edhe në konferencën e kryetarëve, ku ministri i Financave prezantoi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale. Petrit Malaj theksin e vuri te pensionet, indeksimi i të cilave do të afrohet në prill, çka koincidon me periudhën elektorale të zgjedhjeve vendore.

Në fillim të vitit do jepet dhe bonusi për pensionistët. Ndryshime është bërë dhe te bonusi i bebeve dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Prej mesit të tetorit nisi protesta e studentëve, ndërsa ministri theksoi rritjen e bursave në shkolla afterschool do jetë me orar më të gjatë gjatë protestave policëve iu premtua 2500 euro shpërblim, por me buxhetin e ri parashikohet rritje pagash Malaj theksoi rritjen e të ardhurave në buxhet dhe investime në shëndetësi me 20 spitale e receta të rimbursueshme.

Sa i përket tatimeve ai shtoi se do të paguajnë më shumë ata që fitojnë më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos