Kallashnikov sjell pushkën ideale për të shpëtuar pengjet

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 10:51 | Teknologji

Grupi “Kallashnikov”, që njihet botërisht për pushkën automatike AK-47, ka zbuluar gjatë një forumi ushtarak, armën e saj më të re, një automatik modern, i cili është ideal për shpëtimin e pengjeve.

“PPK-20” është veçanërisht i përshtatshëm për njësitë e Forcave Speciale ndërsa pikë të fortë ka rrezet infra të kuqe.

Gjatë prezantimit, u inskenua edhe një skenë pengmarrjeje, ndërsa kompania demonstroi edhe performacën e shkëlqyer të pushkës në errësirë totale.

Prezantimi ishte pjesë e forumit “Army-2021”, që nisi të dielën në Moskë. Ky është viti i shtatë që ushtria ruse organizon një forum të tillë. Grupi “Kallashnikov” është pjesë e konglomeratit rus për mbrojtjen dhe hapësirën, Rostec. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CS6Pbt6LVqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos