“Kam probleme shëndetësore”, Gjykata e Posaçme lë në burg Ramazan Rrajën

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 13:30 | Kronikë
“Kam probleme shëndetësore”, Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurimit "arrest në burg" për Ramazan Rrajën. Ai kërkoi lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme shëndetësore.

Rraja akuzohet për "sigurim kushtesh për të kryer vrasje" dhe "armëmbajtje pa leje" në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ramazan Rraja është djali i Xhelal Rrajës, i shpallur në kërkim pas videos së dhunës të fisit Rraja në Fushë-Krujë. Ai duket në video teksa mban një pistoletë në dorë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/19/arrestohet-ramazan-rraja-nipi-i-deputetit-socialist/
https://a2news.com/2023/07/09/dhuna-per-guroren-ne-borizane-lihen-ne-burg-3-pjesetaret-e-grupit-te-rrajave/
https://a2news.com/2023/07/08/dhuna-e-fisit-rraja-ndaj-kusherinjve-maja-shkon-ne-8-numri-i-te-ndaluarve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos