Shpërndante drogë në lokalet e natës në Himarë, pranga 20-vjeçarit

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 12:01 | Kronikë
Shpërndante drogë në lokalet e natës në Himarë,

Një 20-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga nga Policia e Himarës nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Parts 10” u bë i mundur arrestimi i shtetasit S. C., i cili u kap në flagrancë duke shpërndarë doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës në zonën turistike të Himarës.

Gjatë kontrollit fizik, 20-vjeçarit iu gjetën doza të konsiderueshme lënde narkotike, si dhe një sasi parash që dyshohet se i kishte siguruar nga ky aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos