Kamera filmon duelin “epik” midis maces shtëpiake dhe egërsirës

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 23:14 | Kapur në kamera

Kamerat shtëpiake nuk shërbejnë vetëm për të shmangur vjedhjet, por edhe për të kapur momente epike si ajo që ndodhi ditë më parë në Surside Beach të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për një dyluftim i denjë për një ring boksi ose MMA, midis maces së shtëpisë dhe një kafshe të egër, pikërisht një kojota e vogël, që ndodh në tarracën e shtëpisë.  

Felini shtëpiak nuk duket sikur ka frikë nga kushëriri i afërt i ujkut, dhe kur nuk arrin ta shmangë atë, e godet me një shpejtësi habitëse, dhe më pas ngjitet në majën e çatisë, duke e lenë kojoten duke u rrotulluar më kot, të shastisur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos