Nafta, tashmë është tema kryesore në shumë media ndërkombëtare, për shkak se përplasja ushtarake në Ukrainë ka rritur ndjeshëm çmimin e saj dhe e ka bërë një nga produktet më të kërkuar në treg.
E tashmë, rritja e çmimit ka bërë që dhe hajdutët ta konsiderojnë si një mall që mund të vidhet për shkak të vlerës së saj.
Një video vjen nga Britania e Madhe, ku shfaqet një hajdut, i cili arrin të vjedhë një sasi të konsiderueshme nafte me kosh mbeturinash. (A2 Televizion)