Gjimazistët nisin më 1 qershor provimet e Maturës. Këtë herë, për të shmangur fiktivitetin e notave nëpërmjet kopjimit, Ministria e Arsimit do të vendosë kamera sigurie në klasat ku do të mbahen provimet. Për shumicën e nxënësve ky monitorim mund të shkaktojë ankth dhe stres. Sipas një analize dhe një sondazhi të kryer, gjimnazistët kërkojnë më tepër mirëkuptim dhe proces të sigurt të kryerjes së provimeve. Gevio Tabaku, nga Portali Studentor, dha një intervistë për “Dita Jonë”. (A2 Televizion)
Kamera sigurie për të shmangur kopjet në Maturën Shtetërore
