Kamioni me eksploziv shpërthen pas aksidentit, rrafshohet qyteza, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 19:55 | Bota
Kamioni me eksploziv shpërthen pas aksidentit, rrafshohet qyteza,

Të paktën 13 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm pranë një qyteti minatorësh në jug-perëndim të Ganës.

Sipas të dhënave nga autoritetet, shpërthimi erdhi pasi një kamion që transportonte për minierën e arit në Bogoso u përplas me një motor.

Nisur nga sasia e madhe e lëndës shpërthyese në kamion, shpërthimi ishte shumë e fuqishëm duke shkatërruar qindra banesa përreth.

“Qyteti ynë tashmë është kthyer në një qytet fantazmë”, u shpreh për mediat e huaja zyrtari nga agjencia e menaxhimit të krizave, Sedzi Sadzi Amedonu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos