Kampion në derbi! Tifozët “pushtojnë” fushën e “Selman Stërmasit”

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 18:46 | Futboll

Pas 26 vitesh, më fund, gëzimi është mëse legjitim për skuadrën e Partizanit, e cila është shpallur kampione e Shqipërisë pas një pritjeje të gjatë.

Tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre kishin mbushur stadiumin “Selman Stërmasi” gati 1 orë para se të niste ndeshje në pritje të fitores që do t’i bënte edhe matematikisht kampion.

Pikërisht në derbi, Partizani triumfon dhe festa është mëse legjitime këtë herë.

https://youtu.be/pzI0fMz_PaA

Vërshëllimës së fundit të arbitrit që përfundoi ndeshjen, fusha e stadiumit u pushtua nga tifozët e kuq, të cilët nisën festën që me siguri do të zgjasë gjatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos