Reagimi i kryeplakut: Për romët kujtohen vetëm kur afrojnë zgjedhjet

Nga Gazmend Janku
11 Nëntor 2026, 16:01 | Aktualitet

Reagimi i kryeplakut: Për romët kujtohen vetëm kur afrojnë

“Për komunitetin rom kujtohen vetëm kur afrojnë zgjedhjet dhe vetëm për të na pajisur me dokumente identifikimi, që të votojmë”. Kështu është shprehur kryeplaku i Baltëzës në Fier, zonë ku banon kryesisht komuniteti rom.

Sipas tij, romët ndihen të margjinalizuar dhe nuk kanë nevojë thjesht për një kartë identiteti falas, por për shërbime dhe kujdes social.

Sipas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” duhet të pajisin me dokumente identifikimi pjesëtarët e komunitetit rom që nuk i disponojnë ato, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme vendore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos