57 kandidatët e parë që vijnë menjëherë pas vijës së kuqe në listat shumë emërore të zgjedhjeve të 2017, kanë marrë nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve, njoftimin nominal për marrjen e mandatit të deputetit, pas vakancës së krijuar nga largimi i opozitës.
17 kandidatët e LSI-së dhe 40 të PD-së duhet të sjellin brenda 10 ditësh formularët e dekriminalizimit pranë KQZ.
Mes emrave në listë, është ai i Lefter Maliqit në Berat, që ka deklaruar se do ta marrë mandatin.
Ndërkohë, radha për t’u rikthyer në Parlament i bie edhe ish-ministrit të Transporteve nga LSI, Sokol Dervishaj, Erisa Xhixhos, Ralf Gjonit, e Pirrokapuranit.
Nga lista e Partisë Demokratike, veçojmë emrin e ish-sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Agron Duka, Preç Zogaj e Gert Bogdani. Në rast të mosdorëzimit, kandidati humb të drejtën e mandatit të deputetit. (A2 Televizion)
