Ndahet nga jeta Sadije Agolli

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 13:58 | Aktualitet

Shuhet Sadije Agolli. Vetëm dy vite pas largimit nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli, bashkëshortja e tij, 76-vjeçarja që këtë shkurt në përvjetorin e shkrimtarit lexonte vargjet e tij është ndarë nga jeta.

Mësohet se Sadije Agolli ishte shtruar një javë më parë në Spitalin e Neurologjisë për shkak të një hemorragjie cerebrale, që mesditën e kësaj të marte e ndan nga jeta.

Bashkëshortja e shkrimtarit Dritëro Agolli, vetëm pak ditë më parë përkujtonte poetin, në shtëpinë e tyre, që kishte pohuar se do të donte ta kthente në një muze plot me libra e dorëshkrime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos