
Për ngjarjet e ndodhura në protestën e djeshme përballë Parlamentit, janë identifikuar dhe do të procedohen në gjendje të lirë tetë persona, ndërsa po punohet për kapjen e 12 personave të tjerë.
Shtetasit janë proceduar penalisht me akuzën “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”, pasi kanë tentuar çajnë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.
Pesë nga shtetasit e proceduar penalisht banojnë në Tiranë, të tjerët në Mamurras. Laç dhe Fushë Krujë.
Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas. (A2 Televizion)