Kapen drogë, armë dhe municione në dy operacione

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 10:53 | Kronikë
Kapen drogë, armë dhe municione në dy operacione

Policia e Shkodrës dhe Lezhës gjatë dy operacioneve orët e fundit ka sekuestruar drogë, armë dhe municione, duke vënë në pranga edhe poseduesit e tyre.

Në operacionin e parë të koduar “Kiri”, Policia e Shkodrës gjeti 4,5 kilogramë kanabis sativa, dy armë automatike, kapsolla detonatore, disa dhjetëra fishekë si dhe dy radio marrëse-dhënëse.

Ndërsa në një tjetër operacion në qarkun e Lezhës janë kapur 3,5 kilogramë kanabis sativa të fshehura në kasën e një televizori.

Në të dy operacionet policia ka vënë në pranga dy persona, që po transportonin lëndët narkotike armët dhe municionet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos