
Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së ish-kryeministri Sali Berisha për rigjykim të çështjes “Hajdari”. Gjykata vendosur të kthejë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së pare.
Procesi do të nisë me një tjetër trupë gjykuese e gjyqtar. Në vendimin e vitit 2012 Izet Haxhia ishte dënuar me 25 vjet burg, por sipas Apelit, Haxhisë, i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë arsye argumenton se vendimi duhet prishur dhe kthyer për rigjykim.
Në 2006, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj vitit të kaluar ai u ekstradua në Shqipëri, ku rezulton i dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. (A2 Televizion)