Kapet 26-vjeçari, i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 14:57 | Kronikë
Kapet 26-vjeçari, i dënuar në Itali për pjesëmarrje

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve".

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit A. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 21.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve" parashikuar nga Kodi Penal italian dhe ligji “Për drogat”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos