
Një 60-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Mamurras të Kurbinit. Sipas Policisë, 60-vjeçari me iniciale M.L., është plagosur në rrethana ende të paqarta rreth orës 13:25. Mësohet se i lënduari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)