Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së enjtes në zonën e Divjakës, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Çermë Sektor, ku i mituri rreth 5 vjeç u godit nga një mjet tip "Opel" që drejtohej nga shtetasi Xh. L. 54 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)