
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit caktoi masën "arrest në burg" për drejtorin e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.
Ai u arrestua dy ditë më parë nga policia e Beratit, me urdhër të prokurorisë së Posaçme, pas një hetimi që zgjati 9 muaj.
SPAK ngriti dyshime se në bashkëpunim me punonjës të tjerë të institucionit që drejtonte Nelaj, ka marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë. (A2 Televizion)