Kapet i shumëkërkuari në Vlorë, i dënuar nga drejtësia italiane

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 17:58 | Kronikë
Kapet i shumëkërkuari në Vlorë, i dënuar nga

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tiranën finalizuan me sukses operacionin “Brindisi” në fund të të cilit u arrestua një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale mbështetur dhe në inteligjencën informative arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë 27 vjeçarin Abaz Mamo.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brindisit, Itali, e ka dënuar me 3 vjet, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos