Kapet jahti luksoz me 2 tonë kokainë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2021, 18:04 | Bota

Gjatë persona përfunduan në pranga nga policia angleze pasi u gjetën me 2 tonë kokainë në një jaht luksoz në brigjet e Plimuthit.

Pesë prej të arrestuarve janë nga Nikaragua, ndërsa i gjashti është shtetas britanik. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Droga e sekuestruar do të arrinte një vlerë prej 187 milionë eurosh në tregun me pakicë.

Jahti, i nisur nga Karaibet, po lundronte me flamur të Xhamajkës, rreth 100 kilometra larg bregut, kur u pikas nga patrulla kufitare. Jahti u shoqërua në një vendndodhje të fshehtë, ku u bë edhe kontrolli i imtësishëm dhe u gjet lënda narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos