Karantinë apo gjurmim, çfarë zgjedhin shqiptarët?

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 17:05 | Aktualitet

Për shkak të Covid-19, në një pjesë të vendeve të prekura nga pandemia është kufizuar lëvizja e njerëzve, si një masë për të frenuar përhapjen e virusit. Një zgjidhje kjo që çon në cenim të lirive dhe të drejtave të tyre, por që ka edhe pasoja negative ekonomike, sociale dhe psikologjike. Një vrojtim është realizuar në rrjetet sociale për të parë nëse individët do të preferojnë të sakrifikojnë lirinë e lëvizjes apo privatësisë, në rrethanat kur janë të kushtëzuar të bëjnë një zgjedhje të tillë për të ruajtur sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Vrojtimi ka arritur në disa gjetje interesante lidhur me kushtet në të cilat ndodhen shqiptarët, si dhe perceptimin e tyre për situatën e koronavirusit. Për të folur më shumë lidhur me këtë vrojtim dhe gjetjet kryesore të tij, e ftuar përmes Skype në A2 Business, Dorela Beqaj, hartuese e vrojtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos