
Zbulimi i çiftit të moshuarve me koronavirus ka vendosur në karantinë 2 institucione në qarkun e Korçës. Pas futjes në karantinë të 20 punonjësve të pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit, ku punonte djali i të moshuarve, në karantinë janë futur dhe punonjësit e Kadastrës së Korçës.
53 punonjës të Kadastrës janë vetizoluar në banesat e tyre, pasi nusja e çiftit të moshuarve me koronavirus punonte në këtë institucion.
Deri tani asnjë nga punonjësit nuk ka shfaqur simptoma të virusit, ndërkohë që situata vijon të mbahet në kontroll nga autoritetet. (A2 Televizion)