Kolonja, gur i çmuar mes maleve të Shqipërisë juglindore

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 18:39 | Kartolina e Shqipërisë

Kolonja, gur i çmuar mes maleve të Shqipërisë juglindore

Mirë se vini në Kolonjë, një nga destinacionet më magjepsëse të Shqipërisë juglindore! E vendosur mes maleve hijerënda dhe luginave të blerta, Kolonja ofron një përvojë unike për çdo udhëtar që kërkon natyrë të pastër, ajër të freskët dhe qetësi të vërtetë.

Me qendër në qytetin e Ersekës – një nga qytetet më të larta në Shqipëri (rreth 1050 m mbi nivelin e detit) – kjo zonë është e rrethuar nga mali i Gramozit, livadhe alpine dhe pyje të dendur. Zona ofron mundësi ideale për ecje malore, kampingje, ngjitje dhe eksplorime natyrore, veçanërisht në Parkun Natyror të Germenj-Shelegurit, një nga pasuritë ekologjike më të ruajtura në Shqipëri.

Kolonja, gur i çmuar mes maleve të Shqipërisë juglindore

Fusha e Kolonjës, që shtrihet përreth qytetit, krijon një kontrast të bukur mes luginave të gjelbra dhe majave të thepisura, duke e kthyer Ersekën në një peizazh të gjallë dhe autentik. Gjatë verës, qyteti mikpret turistë që vijnë për freskinë, natyrën e virgjër dhe për të shijuar prodhimet lokale si mjalti, çajrat e egër dhe bulmetin e zonës.

Me rrugë të pastra, shtëpi tradicionale dhe një ndjesi të thellë komuniteti, Erseka është një nga ato vende që të fton të ngadalësosh ritmin dhe të ndjesh qetësinë që vetëm natyra mund të ofrojë.

Kolonja, gur i çmuar mes maleve të Shqipërisë juglindore

KULM RESORT

Për të gjithë ata që duan të gjejnë veten të rrethuar nga natyra, Kulm Resort i vendosur në Radanj, ofron për vizitorët pamje panoramike piktoreske të zonës të ndërthurura me akomodimin bashkëkohor ku mund të ndjeni zemrën e tokës. Për të përjetuar këtë eksperience mund të rezervoni përmes Booking ose mund të kontaktoni në:+355 68 808 0082 ose dërgoni një e-mail në [email protected]. Përditësimet për aktivitetet tona mund ti ndiqni në Facebook dhe Instagram.

MEZINI RESORT

Resort Mezini është një destinacion pushimi ideal për ata që kërkojnë një eksperiencë relaksi përqafuar nga natyra. Kombinimi i rehatisë alpine dhe mikpritjes lokale çdo stinë e bën një zgjedhje të sigurt për familje, çiftet dhe aventurierët që vizitojnë Juglindjen e Shqipërisë. Pas adrenalines nga aktivitetete që ofron Mezini Resort: si kajak, ecje në natyrë, peshkim, ture me biciklet etj, qetësia dhe relaksi shijohet më tej në kabinat prej druri ku çdo dhomë ofron ballkon me pamje nga liqeni përballë, duke krijuaj një atmosfer perfekte për tu shijuar çdo moment. Ju mund të rezervoni në Booking ose ne +355 69 360 0220. Gjithashtu ju mund të arrini te ne edhe nëpërmjet adresës sonë të e-mial; [email protected]

Në rrjetet tona sociale, Instagram si dhe Facebook mund të shfletoni edhe përditësimet më të fundit.

MELESIN DISTILLERY

Distileria Melesin është themeluar në Leskovik, në një lartësi mbresëlënëse prej 900 metrash mbi nivelin e detit, mes maleve të Epirit. Leskoviku ka gëzuar një reputacion të njohur për verën dhe rakinë e tij, që daton që nga koha e Perandorisë Osmane ndaj për të gjithë ata që pëlqejnë të shijuarit e natyrës në çdo stine dhe që adhurojnë të degustojnë frytet e saj mund të rezervojnë në Booking ose kontaktoni në +355 68 800 7771. Ngrohtësinë dhe ndërthurjen e stilit modern me atë tradicional të zonës në gurë dhe dru mund ta ndiqni edhe nëpërmjet llogarive tona në Instagram, Facebook dhe TikTok. Për më shumë detaje dhe informacion ne ju mirëpresim edhe në adresën tonë të e-mail: [email protected] (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos