
Shëngjini është një nga destinacionet më të njohura turistike në veriun e Shqipërisë, i pozicionuar në brigjet e detit Adriatik. Ky qytet bregdetar ndodhet në rrethin e Lezhës dhe është vetëm rreth 60 kilometra larg nga Tirana, duke e bërë të lehtë aksesin për turistët vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta, por plot gjallëri.
Plazhi i Shëngjinit është ndër më të frekuentuarit në vend, me një vijë bregdetare të gjatë dhe ujëra të kthjellëta, por për ata që preferojnë qetësinë dhe natyrën e paprekur, Rana e Hedhun ofron një peizazh unik: rërë e zezë, kodra të mbuluara me pisha dhe tingujt relaksues të detit. Afërsia me lagunën e Kune-Vainit dhe parkun natyror përreth e bën këtë zonë tërheqëse për dashamirësit e natyrës, shpendëve dhe eksplorimeve ekologjike.
Zhvillimi turistik i Shëngjinit ka njohur rritje të konsiderueshme vitet e fundit, falë investimeve të qëndrueshme dhe përmirësimit të infrastrukturës turistike. Tashmë, qyteti ofron një gamë të gjerë akomodimesh dhe shërbimesh për të gjitha shijet dhe buxhetet — nga resorte luksoze buzë detit, tek hotele familjare të ngrohta e mikpritëse.

Për një përvojë të plotë relaksi, Delfin Resort është një zgjedhje ideale. Me pamje panoramike nga deti dhe shërbime të klasit të lartë, resorti ofron komoditet dhe luks në çdo detaj. Mund të rezervoni drejtpërdrejt nga Booking.com, ose të ndiqni aktivitetet dhe ofertat në rrjetet sociale: Facebook, Instagram, TikTok. Për kontakt të drejtpërdrejtë: +355684040464 / +355684040484 ose e-mail në [email protected].
Një tjetër perlë e zonës është Ermiri Palace — një kompleks i njohur për arkitekturën moderne dhe mikpritjen tradicionale shqiptare. Ideale për pushime familjare ose evente të veçanta, hoteli gjendet pranë plazhit dhe ofron të gjitha lehtësitë për një qëndrim komod. Kontakto në +355682067974 / +35528122444 ose në [email protected] dhe shfleto përditësimet më të fundit në Facebook dhe Instagram.

Për ata që kërkojnë elegancë dhe privatësi, Prince Adriatic Resort është zgjedhja perfekte. I ndërtuar me stil dhe menduar deri në detaje, resorti është ideal për çifte, familje apo udhëtarë që duan të kombinojnë natyrën me luksin. Rezervimet mund të bëhen përmes Booking.com, ndërsa aktivitetet mund t’i ndiqni në Facebook dhe Instagram. Për informacione të mëtejshme, kontaktoni në +355684040115 ose e-mail në [email protected].
Nëse kërkoni një pushim që kombinon plazhin, natyrën, ushqimin e mirë dhe mikpritjen shqiptare, atëherë Shëngjini është destinacioni që nuk duhet humbur këtë verë! (A2 Televizion)