Armëpushimi i mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është diskutuar në takimin e Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy.
"Ishte shumë bukur, nuk mund të kishte qenë më bukur", tha Trump në konferencën e tij për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s.
Nga ana e tij, Volodymyr Zelensky raporton se ai diskutoi gjithashtu me Donald Trump prodhimin e mundshëm të përbashkët të dronëve, në margjinat e samitit të NATO-s. Volodymyr Zelenskyy shkroi në platformën X rreth takimit afërsisht 50-minutësh me Donald Trump, duke thënë se u diskutuan "të gjitha temat me të vërtetë të rëndësishme”.
“Ne folëm se si të arrijmë një paqe të vërtetë. Ne folëm se si të mbrojmë njerëzit tanë. Ne e vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të çuar përpara paqen”, përfundoi Zelenskyy. (A2 Televizion)