Botërori i Klubeve, Borussia Dortmund dhe Fluminense kualifikohen pë raundin me eliminim direkt

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 23:17 | Futboll

Botërori i Klubeve, Borussia Dortmund dhe Fluminense kualifikohen pë

Nuk ka surpriza në duelet e mbrëmjes në Botërorin e Klubeve. 

Borussia Dortmund dhe Fluminense arritën të siguronin një biletë për në fazën e 1/8-ve pasi fituan ndeshjet respektive në grup, shkruan A2.

Gjermanët mposhtën me rezultatin 1-0 koreanët e Ulsain, falë golit të Svensson në minutën e 36, duke e mbyllur grupin në vendin e parë me 7 pikë.

Në sfidën tjetër, Fluminenses i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Mamelodit, duke u renditur në vendin e dytë me 5 pikë, 1 më shumë se Mamelodi i vendit të tretë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos