KAS shqyrton sot ankesën e PS-së për fletën e votimit

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 07:11 | Politikë
KAS shqyrton sot ankesën e PS-së për fletën e votimit

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ merr sot në shqyrtim ankesën e Partisë Socialiste për formatin e fletës së votimit.

Sipas mazhorancës, fleta e votimit me emrat në të përbën konfuzion tek votuesit sidomos te moshat e mëdha, të cilat do ta kenë edhe më të vështirë që të votojnë për kandidatin e preferuar.

Selia rozë kërkon nga ky komision që formati përfundimtar i saj të jetë vetëm me numrin e kandidatit për t’i lënë kësisoj më shumë hapësirë numrit për t’u parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/01/merret-vendimi-ja-si-do-te-jete-fleta-e-votimit-per-zgjedhjet-e-25-prillit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos