“Katar 2022”, mungesat e mëdha të Botërorit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 23:12 | Futboll
“Katar 2022”, mungesat e mëdha të Botërorit

Pas dy muajve të karakterizuar nga sforco e madhe fizike për shkak të kalendarit të ngjeshur, Botërori 2022 në Katar ka humbur shumë prej protagonistëve të tij. Nga Pogba te Kante, për të vijuar me Mane, Wijnaldum, Diogo Jota, Coutinho, Firmino apo Werner. Lista e mungesave pasurohet edhe më shumë nëse shtohet ata që nuk janë thërritur për zgjedhje teknike të trajnerëve të tyre, ku spikat portieri De Gea i Spanjës dhe treshja e mbrojtësve Ramos-Tomori-Gabriel. Në mesfushë veçohen mungesat e Ryan Granveberch, që nuk u preferua nga Louis Van Gal, si dhe të Tiago Alcantara, që nuk u thërrit nga Spanja. Mungesa të tjera që bien në sy janë ato të Gosens, Firminho dhe Abraham. (A2 Televizion)

https://youtu.be/dcKmAIP7VI0

A2 CNN Livestream

Latest Videos