Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas shpërthimit të madh në një depozitë të trajtimit të ujërave të zeza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 në ambientet e Wessex Water, në Avonmouth në Bristol
Tri nga viktimat ishin punëtorë të firmës dhe tjetri ishte kontraktor. Gjendja e personit të lënduar është jashtë rrezikut për jetën
Shpërthimi ndodhi në një depozitë që përmbante biosolide të trajtuara dhe nuk kishte lidhje me terrorizmin.
Një dëshmitar raportoi se dëgjoi një shpërthim shumë të fortë që tronditi ndërtesat dhe një tjetër tha se ata panë rreth 10 ambulanca në vendngjarje.
Policia, e cila po heton rrethanat e shpërthimit, tha se shpërthimi ndodhi në një depozitë kimike në një qendër të pastrimit të ujit.
Kryeministri Boris Johnson tha në Twitter se ishte thellësisht i pikëlluar, kur mësoi se katër njerëz kishin humbur jetën në shpërthim. "Zemrat tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, tha ai, ndërsa falënderoi shërbimet e urgjencës që morën pjesë në operacion. (A2 Televizion)