Ke vendosur maskën e gabuar

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 12:11 | Lifestyle
Ke vendosur maskën e gabuar

Një ditë pasi banorët e San Diegos në Kaliforni u udhëzuan të vendosnin detyrimisht maska kur dilnin në ambiente publike, një burrë shkoi në një dyqan ushqimor duke mbajtur në kokë një maskë tipike të sektit famëkeq Ku Klux Klan.

Sipas mediave lokale shitësit i kërkuan vazhdimisht që ta hiqte maskën, por pasi ai nuk pranoi, i kërkuan të largohej nga dyqani. Vetëm atëherë burri hoqi maskën, bleu ushqimet që i nevojiteshin dhe u largua.

Qyteti ka pasur një histori të gjatë me racizmin, të cilin është përpjekur ta luftojë duke dënuar sjelljet dhe veprimet raciste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos