
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 88 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave në Egjipt.
Mes viktimave është edhe njëri prej drejtuesve të trenave. Të plagosurit janë transportuar drejt tre spitaleve të ndryshme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur më shumë se 70 ambulanca për t'u ardhur në ndihmë të prekurve, shkruan A2.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa vagona pasagjerësh të dalë nga shinat dhe të përmbysur përgjatë linjës hekurudhore.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka deklaruar se u ka kërkuar autoriteteve përkatëse të nisin një hetim për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Deri më tani, shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditura. (A2 Televizion)