Koronavirusi, Britania shtyn zgjedhjet lokale

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 17:59 | Bota
Koronavirusi, Britania shtyn zgjedhjet lokale

Edhe pse ndoshta me vonesë, Britania e Madhe tashmë po ndërgjegjësohet për rrezikun e koronavirusit që po përhapet me shpejtësi edhe në territorin e saj.

Qeveria e drejtuar nga Boris Johnson ka deklaruar se zgjedhjet lokale që do të mbaheshin në vend në majin e këtij viti do të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Sipas Downing Street, shtyrja vjen nga momenti që muaji i majit mendohet të përkojë edhe me pikun e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Zgjedhjet lokale përfshinin 118 këshilla bashkiake, ndër to edhe zgjedhja e kryebashkiakut të Londrës, si dhe emërimi i disa autoriteteve policore në Angli dhe Wells.

https://a2news.com/2020/03/12/johnson-refuzon-masat-shtrenguese-pranon-se-vdekjet-do-te-jene-te-pashmangshme/

Sot rastet e regjistruara në Britani janë 798, në rritje të madhe nga dita e mëparshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos