
Momente të vështira jashtë fushave për trajnerin Antonio Conte. Pas kërcënimeve të disa ditëve më parë, tekniku i Interit ka marrë një zarf me një tjetër letër kërcënuese por këtë herë edhe me një fishek gjuetie të kalibrit 8 milimetërsh.
Zarfi është nisur nga Firence ndërsa letra është shkruar pa gabime drejtshkrimore, tekst që është marrë nën investigim nga prokuroria italiane.
“E dimë se ku jeton” shkruhej ndër të tjera në kërcënimin për trajnerin italian dhe familjen e tij. Policia e Milanos ka marrë nën vëzhgim familjen e Contes dhe vetë trajnerin i cili orët e fundit ka dëshmuar edhe për krerët antiterrorit në Milano. (A2 Televizion)