
Pas italianëve të Bologna, edhe Milan është vënë sërish në lëvizje për të joshur Zlatan Ibrahimovic. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, agjenti i njohur i futbollistit, Mino Raiola u pa të ishte i pranishëm në zyrat e klubit kuqezi për një takim me drejtuesit Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.
Kjo lëvizje, sipas mediave italiane, është shkëndija e parë e nisjes së operacionit për të rikthyer Ibrahimovic në Milano. Suedezi është liruar plotësisht nga Los Anxhelos Galaksi dhe trajneri Pioli e sheh si përforcim shumë të rëndësishëm për pozitat e Milanit.
Për t’u veshur edhe një herë kuqezi, gjiganti i sulmit kërkon garanci sa i përket aktivizimit por edhe pjesës ekonomike ndaj topi është në fushën e treshes Maldini-Boban-Gazidis që duhet t’i kthejnë një përgjigje agjentit Raiola. (A2 Televizion)