Reja rinovoi për 4 vite më Shqipërinë, tregon objektivat në mediat italiane

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 10:59 | Futboll
Reja rinovoi për 4 vite më Shqipërinë, tregon objektivat

Sapo nënshkroi një kontratë 4-vjeçare më Kombëtaren Shqiptare dhe në fund të saj do të jetë 77-vjeç. Por mosha nuk është një problem për teknikun Italian Edoardo Reja, ai e konsideron atë një ndjenjë të përjetuar dhe nuk iu jep rëndësi shifrave. Ish tekniku i Lazio rinovoi me Kuqezinjtë edhe pse nuk arriti ta kualifikonte kombëtaren tonë në Euro 2020.

“ Është një sfidë shumë e bukur dhe një projekt i madh që me jep entuziazëm. Do të kem në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet futbollistike dhe më pas nëse jam tekniku më i vjetër në qarkullim më jep kënaqësi”, raporton fjalët e trajnerit Reja, Radiosei.

Nuk dorëzohet Edoardo Reja dhe nuk e përmend Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Qatar sepse mendon se djemtë e tij janë pak mbrapa me 13 vende në dispozicion nga Evropa për këtë kompeticion, por synon Euro 2024.

“Ky është një vend i gjallë, me njerëz që kanë një vlerësim të madh për ne italianët. Ndoshta besojnë më shumë ata te ne, sesa në italianët te vetja”, shprehet Reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos