Kërcënoi se do të vriste mësuesin, arrestohet adoleshenti francez

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 14:33 | Bota
Kërcënoi se do të vriste mësuesin, arrestohet adoleshenti

Policia e Francës njofton se ka ndaluar nxënësin e një shkolle të mesme, i cili kishte kërcënuar se do të vriste një prej mësueve të tij “njësoj si e pësoi Samuel Paty”.

17-vjeçari nga Annecy, një qytet i vogël në juglindje të Francës, iu dërgoi një mesazh privat shokëve të tij ku iu kërkonte të kërcënonin me vdekje një prej mësuesve të shkollës së tyre.

Sipas policisë franceze, mes të tjerave ai kishte shkruar se “do ta bënte shembull si Samuel Paty”.

Mësuesi, 47-vjeçar, Samuel Paty, u vra më 16 tetor pranë një shkolle në Paris nga 18-vjeçari me origjinë çeçene, Abdullakh Anzorov.

Ai u ekzekutua në mënyrë makabre pasi kishte treguar karikaturat e profetit Muhamet gjatë një ore mësimi për lirinë e shprehjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos