Kërcënon Irani, rifillojmë pasurimin e uraniumit

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 12:09 | Bota
Kërcënon Irani, rifillojmë pasurimin e uraniumit

Një tjetër hap i Iranit drejt braktisjes së marrëveshjes bërthamore. Presidenti Hasan Rouhani njoftoi në një fjalim televiziv se Teherani nuk do të ruajë më kufijtë e pasurimit të uraniumit.

 “Do të intensifikohen kërkimet për zhvillimin e centrifugave të reja dhe për gjithçka tjetër të nevojshme për pasurimin. Procesi do të menaxhohet nga organizata jonë për energjinë bërthamore”, deklaroi presidenti iranian.

 Njoftimi vjen pas sanksioneve të reja të Uashingtonit kundër Iranit. Shtetet e Bashkuara premtuan një çmim prej 15 milionë dollarësh ndaj kujtdo që ndërpret operacionet financiare të gardës revolucionare, e cila konsiderohet nga Uashingtoni si organizatë terroriste.

https://a2news.com/2019/07/01/irani-sfidon-perendimin-shkel-marreveshjen-berthamore/

Por pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve, Teherani zgjati me dy muaj të tjerë ultimatumin dhënë vendeve europiane, që të ndikojnë në zbutjen e sanksioneve të SHBA, nëse duan të shpëtojnë marrëveshjen e arritur me aq mund në 2015-tën e që Donald Trump ka vënë në shënjestër prej kohës.

Ndërkaq presidenti Emanuel Macron vë në tryeze kredi deri në 15 miliardë dollarë për Teheranin nëse i rikthehet kushteve të marrëveshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos