Kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët, ushtria në Mjanmar largon ambasadorin e OKB

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 10:17 | Bota
Kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët, ushtria në

Ushtria e Mjanmar, që ka marrë kontrollin e vendit që prej 1 shkurtit, ka shkarkuar dhe ka kërkuar largimin e ambasadorit të OKB-së, pas thirrjeve të këtij të fundit për ndihmë, për të rrëzuar nga pushteti ushtrinë e për ti kthyer vendit qeverinë legjitime.

Në një fjalim emocionues në Asamblenë e Pergjithshme të OKB, ambasadori Kyaw Moe Tun tha se askush nuk duhet të bashkëpunojë me ushtrinë, derisa populli të vendosë përmes zgjedhjeve, se kush do ta drejtojë qeverinë e ardhshme.

Ambasadori kërkoi ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, për të përdorur çdo mjet të mundshëm kundër ushtrisë, për rikthimin e demokracisë në vend.

Në fund të fjalës, ai ngriti lart 3 gishta, një gjest kundër regjimit autoritar të ushtrisë. Forcat e sigurisë intensifikuan sulmin nga protestuesve këtë të shtunë. Mediat lokale raportojnë për dhjetëra të arrestuar. Vendi është përfshirë në protesta që pas rrëzimit dhe arrestimit të liderve politikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos