Këta janë qentë më të shëmtuar në Britaninë e Madhe

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 09:33 | Lifestyle

Peggy, është një qenushe katërvjeçare që është adoptuar nga Holly Middleton, në Yorkshire-n lindor kur ishte gjashtëmuajshe, për shkak të pamjes së saj aspak të zakontë.

Middleton tregon për BBC se ajo e ka regjistruar Peggy-n në një garë të hapur nga firma Parrot Print për të zgjedhur se cili është qeni më i shëmtuar në Britaninë e Madhe.

Dhe, Peggy është një nga 7 favoritët për të shkuar në shtëpi me çmimin e parë që për qenushët do jetë një qethje dhe një sesion fotografik falas.

Edhe pse Peggy nuk ngjan si shumica e katërputroshëve, pronarja e saj thotë se pamja e jashtë nuk e ka ndaluar që ta jetojë jetën në maksimum.

“Është dukur gjithnjë kështu, por nuk e ka ndaluar që të bëjë ç’të dojë. Mund të hajë, mund të pijë...”

Holly shpjegon po ashtu se cila ishte arsyeja që e adoptoi Peggy-n.

“Thjesht më pëlqen çdo gjë që mund të jetë e pazakontë apo e padashur, kështu që kur e pashë që e kishin nxjerrë për adoptim, e dija që duhej të kujdesesha për të.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos