
Kevin Hart ka nisur të ecë sërish pas aksidentit me makinë javën e kaluar.
Aktori i famshëm i filmave komedi iu nënshtrua një operacioni para një jave, pasi aksidenti i shkaktoi 3 fraktura në shtyllën kurrizore. Sipas TMZ, 40-vjeçari ka nisur terapinë në spital dhe po ecën ngadalë.
Kevin Hart pësoi aksident në datën 1 shtator, kur makina e tij 1970 Plymouth Barracuda ra nga një digë në Mulholland Highway, Kaliforni. Kevin ishte pasagjer në makinën që po e drejtonte miku i tij Jared Black.
Tiffany Haddish tha për Entertainment Tonight se aktori po e merr veten: “Është në rregull, gjithçka po shkon mirë. Ka nisur të ecë që tani”.
Hart pritet të kalojë disa muaj rehabilitim dhe axhenda e tij e ngjeshur, që përfshin edhe 5 filma që janë njoftuar tashmë, do të ndikohet nga terapia fizike së cilës ka nisur t’i nënshtrohet. (A2 Televizion)