Khedira nuk do t’ia dijë për koronavirusin, feston ditëlindjen me “shokët”

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 21:01 | Futboll

Sami Khedira, mesfushor i Juventusit, publikoi në Instagram një foto duke festuar ditëlindjen e tij të 34-t me 6 persona të tjerë.

Në fakt, bëhet fjalë për 6 “Sami Khedira” të tjerë, të cilët e rrethojnë futbollistin në ditën e tij të lindjes.

Në foton e përpunuar me mjaft mjeshtëri, mesfushori shkruan: “Festë madhështore ditëlindjeje sot”.

Izolimi për shkak të emergjencës së koronavirusit ka bërë që shumë njerëz që kanë ditëlindjen gjatë kësaj periudhe ta festojnë atë në shtëpi dhe pa praninë e miqve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos