Kim takon Nikollën: Bukur të shohësh opozitën në Kuvend, mendimet ndryshe të domosdoshme

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 14:13 | Politikë
Kim takon Nikollën: Bukur të shohësh opozitën në

Ambasadorja amerikane Yuri Kim prej ditësh ka nisur takimin me disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Sot diplomatja zhvilloi në Kuvend një takim me kreun e sapo zgjedhur të atij institucioni, Lindita Nikollën.

Duke e përgëzuar Nikollën për rolin e ri, ambasadorja nënvizoi që ”është bukur të shohësh sërish Kuvendin e plotë, me opozitën të pranishme”.

https://twitter.com/usambalbania/status/1438832025251758081?s=24

Kim shtoi në postimin e saj në Facebook se “respekti për mendimet ndryshe, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është i mundur janë të domosdoshme për demokracinë dhe llogaridhënien përballë votuesve”.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/17/mbi-250-te-denuar-dhe-80-mln-euro-te-konfiskuara-kim-takon-prokuroret-e-spak-rezultate-reale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos