U votua në Kuvend, qeveria e re pritet të betohet në Presidencë para nisjes së Ramës në Amerikë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 10:20 | Politikë
U votua në Kuvend, qeveria e re pritet të betohet në

Pak orë pasi qeveria "Rama 3" u votua në parlament, në një seancë maratonë, ende nuk ka një njoftim për bërjen e betimit sot në Presidencë.

Kryeministri Rama pritet të niset të shtunën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku do të marrë pjesë në sesionin e 76 të Asamblesë së OKB-së që do të mbahet në Nju-Jork e do të zgjasë deri më 27 tetor. Me shumë mundësi, betimi i kabinetit të ri qeveritar pritet të mbahet në Presidencë, mëngjesin e së shtunës.

https://a2news.com/2021/09/17/kuvendi-miratoi-qeverine-rama-3-me-77-vota-pro-53-kunder-dhe-1-abstenim/

Në seancën maratonë, qeveria “Rama 3” kaloi me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/16/opozita-e-therret-ne-sallen-e-kuvendit-rama-jane-shume-detyra-per-tu-ndjekur-pasneser-duhet-te-largohem-per-shume-dite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos